Reperi Mozzik është duke promovuar albumin e tij më të ri në të gjitha qytetet e Kosovës.
Ai ka realizuar vizita të shkurtra për fansat thuajse në çdo qytet, duke u dhuruar atyre albume me autografe.
Ndërkohë, në këto udhëtime po e shoqëron edhe vëllai i tij, reperi Getinjo, i cili po ndjehet shumë krenar për suksesin e vëllait të vogël.
Së fundmi, Getinjo ndau me ndjekësit një fotografi të autobusit të veshur me dizajnin e albumit “Mozzart” të Mozzikut.
Në mbishkrimin e fotografisë, ai përshkroi se si suksesi i nisur nga zero tani po kulmon.
“Me 2 euro vëlla janë bërë dy milionë”, ka shkruar Getinjo në mbishkrimin e fotografisë.
Duke qenë se e kanë nisur karrierën me pak para, Mozzik dhe Getinjo e kanë emëruar edhe studion e tyre me emrin “2 Euro Music”. /Telegrafi/