Telegrafi

Getinjo këtë muaj publikon këngën e re

Getino (Foto: Instagram)

Reperi i njohur i skenës shqiptare, Getinjo, duket se ka nisur punën për një projekt të ri muzikor.

Artisti, i cili ndiqet nga fansa të shumtë në Instagram, ka njoftuar për projektin e ri me anë të një fotografie të ndarë me fansat.

Derisa pozon nga një studio muzikore, ai zbulon se kënga mban titullin “Fenomenal” dhe në bazë të kësaj do të lansohet këtë muaj.

“Fenomenal – tetor 2020”, ka shkruar ai – duke lënë të kuptohet se ky projekt do publikohet gjatë kësaj kohe, por akoma nuk ka një datë zyrtare.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Kënga mezi po pritet edhe nga fansat e 30 vjeçarit, pasi mori reagime të menjëhershme në hapësirën për komente.

Sa i përket prurjeve muzikore, “P9” mbetet kënga e fundit e lansuar nga reperi ferizajas, e cila u prit mirë nga publiku. /Telegrafi/