Banorët e Big Brother VIP Kosova çdo ditë e më shumë po përfshinë në diskutime të ndryshme me njëri-tjetrin.
Debatet shpesh herë nuk po mungojnë as mes çiftit të vetëm deri më tani, Getinjo dhe Vivien.
Dyshja edhe pse të pandashëm janë përfshirë në disa debate, por që kanë arritur t’i zgjidhin dhe aktualisht po vazhdojnë të shijojnë romancën.
Së fundmi, Getinjo nuk ka hezituar që të këshillojë Vivienin në lidhje me respektin që ajo duhet të tregoj për fenë islame.
Derisa ndodhshin në oborrin e shtëpisë me disa prej banorëve të tjetër, u dëgjuan ezanin që bëri që pothuajse të gjithë të lëviznin nga vendi.
Ajo që nuk bëri një gjest të tillë ishte Vivien dhe për këtë ndërhyri Getinjo.
“Pse nuk po lëviz edhe ti kështu, është respekt”, i tha Getinjo.
“Nuk e di. Më duket se po e bëra… Jo, por nuk bën ta bëj unë. Them ndoshta nuk duhet ta bëj”, ia ktheu Vivien.
Reperi vazhdoj të i tregonte vlerën që ka në fenë islame respekti për ezanin.
“Është respekt se kur ta dëgjosh janë fjalë: Oh zot, ti je një, si ti nuk ka, je një dhe i vetmi. Është respekt kur ta dëgjosh me u qu”, tha ai.
Getinjo dhe Vivien përndryshe ditë më parë u fjalosën me njëri-tjetrin për mënyrën se si e konsiderojnë raportin e tyre.
Megjithatë ata u sqaruan pak para mbrëmjes së ‘Prime’, madje Getinjo e quajti Vivien ‘e dashura’ e tij.
Ndryshe, javë që lamë pas nga BBVK u eliminua Edon Shileku, teksa Fis Juniku ishte banori më i ri që iu bashku shtëpisë. /Telegrafi/