Site icon Telegrafi

Getinjo kërkon respekt! (Foto)

Reperi i njohur Getinjo ka pak ditë që ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, këngën dhe klipin “Helem”.

Kënga është pritur mirë nga publiku dhe ka filluar të grumbullojë me mijëra klikime në YouTube.

Lexo po ashtu Premierë: Getinjo publikon projektin e ri "Helem" (Video)

Ndërkohë, ai është shumë aktiv edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi të ndryshme nga përditshmëria e tij.

Së fundmi, Getinjo ka publikuar një fotografi në InstaStory ku shfaq trupin e tij të mbuluar me tatuazhe, ndërsa në mbishkrimin e fotografisë ka shkruar “Jep respekt”.

Nuk dihet se për çfarë e ka kërkuar këtë respekt Getinjo, mirëpo sido që të jetë kjo frazë mund të merret edhe si një këshillë ndaj fansave. /Telegrafi/

Exit mobile version