Reperi i njohur Getinjo është një emër mjaft i ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.
Ai shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, apo aktivitetet muzikore.
Jo pak herë, reperi i ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të shprehur opinionin e tij teksa e ka treguar haptazi mbështetjen që ka për ish-pjesëmarrësit e UÇK-së.
Madje, në një imazh të fundit të ndarë me ndjekësit në InstaStory, Getinjo ka bërë të ditur se ka të stampuar në xhaketën e tij emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai e publikoi me plot krenari këtë imazh, duke treguar se krenohet me të kaluarën e vendit të tij.
Getinjo përndryshe është shumë aktiv në industrinë vendore të muzikës, duke publikuar projekte të cilat gjithnjë priten mirë nga publiku. /Telegrafi/