Getinjo ka paralajmëruar se së shpejti do ta lansojë videoklipin e ri muzikor.
Reperi nga Ferizaj ka njoftuar se kënga e re mban titullin ‘Phenomenal’ dhe tashmë u ka treguar fansave të tij se çfarë të presin.
Ai e ka shpërndarë një video në Instagram, në të cilët paraqitet duke interpretuar një fragment të këngës së re.
“‘Phenomenal’ së shpejti me video. Më vjen keq hip-hop”, ka shkruar reperi në përshkrimin e videos.
Ndryshe, “Pare” është një prej realizimeve më të fundit muzikore të Getinjos që u lansua gjatë muajit qershor. /Telegrafi/