Site icon Telegrafi

Getinjo godet përsëri ‘paranë’: Kënga e re u dedikohet atyre që bënë milionat nga zero (Foto/Video)

Reperi i njohur Getinjo ka paralajmëruar se brenda pak ditësh do të publikojë projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “Mucho Dinero”, që nga spanjishtja në shqip përkthehet “Shumë para”.

Në një prononcim për Telegrafin, reperi ka shpalosur ekskluzivisht detajet e këngës së re, e cial që nga titulli asocion në temën e parave.

“Kemi punuar gjatë në këtë projekt dhe tema e këngës është për njerëzit që prej një vendi Ghetto janë bërë milionerë. Paranë e duan të gjithë, por mesazhi është për njerëzit që kanë bërë para nga zero”, tha Getinjo për Telegrafin.

Getinjo sjell së shpejti projektin e ri “Mucho Dinero”. Burimi i fotos: Instagram

Në rrjetet sociale, reperi ka publikuar disa imazhe dhe trilerin e kripit, i cili nga imazhet duket se përkon me festën e Halloweenit, por për Telegrafin, ai ka treguar se nuk ka qenë ky konteksti i tij.

“Ditë më parë kanë përfunduar edhe xhirimet e këtij kripi. Xhirimet janë kryer të gjitha në Kosovë, por kripi nuk ka të bëjë me Halloween”, tregoi më tej reperi.

Reperi Getinjo në prapaskenat e xhirimeve të klipit “Mucho Dinero”. Burimi i fotos: Instagram

Ndërkohë, në përfundimin e bisedës, Getinjo tregoi se ky mund të mos jetë projekti i fundit për këtë vit, e krejt kjo varet nga puna e bashkëpunëtorëve.

“Nuk mund të them që do të jetë projekti i fundit sepse Zzapi dhe Chrissi gjithmonë më befasojnë me ndonjë instrumental të ri, dhe atëherë patjetër që do të ketë këngë të reja”, përfundoi Getinjo për Telegrafin.

Në vazhdim, ju ftojmë të njiheni me disa prej prapaskenave të kripit “Mucho Dinero”, i cili pritet të publikohet brenda pak ditësh. /Telegrafi/

Exit mobile version