Rap-artisti i njohur shqiptar, Getinjo, feston ditën e sotme (e enjte) ditëlindjen.
I lindur më 13 qershor të vitit 1991, ai ka mbushur plot 33 vite jetë.
Me këtë rast, ai i ka bërë një dedikim vetes përmes një postimi në Instagram.
“Me datë 13.06.1991 isha një foshnjë e sapolindur që erdhi në këtë botë duke qarë me zë. Sot mbusha 33 vite jetë dhe po buzëqeshi”, ka shkruar ai.
“Falënderimi dhe lavdërimi shkon vetëm për madhërinë e lartësuar, krijuesin e gjithçkaje, Zotin absolut. Elhamdulilah për secilën frymëmarrje deri më sot”, vazhdon reperi i njohur.
Getoar Aliu (emri i vërtetë) është pjesë e estradës që shumë vite, ku ka sjell projekte e hite të shumta.
Ai vazhdon të pëlqehet dhe të ketë fansa të shumtë gjithandej trojeve shqiptare. /Telegrafi/