Rep-artisti i njohur, Getinjo, gjatë ditë së sotme (e diel) feston ditëlindjen e 30-të.
Këtë ai e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale, teksa shumë të afërt të tij e uruan reperin.
Ndër ta ishin edhe figura publike, që zgjodhën të shpërndajnë fotografi së bashku me të.
Sidoqoftë kësaj, Mozzik, vëllai i tij, mori më shumë vëmendje me postimin e tij për Getinjon.
Në anën tjetër, reperi kishte shkruar një mesazh për ditën e tij në veçantë, në rrjetin social Instagram.
“Unë nuk jam duke u bërë më i vjetër, por më i mirë dhe më i madh”, u shpreh Getinjo.
Ndërkohë theksojmë se “S’jam dorzu” është kënga e tij e fundit, që erdhi si duet me Stresin. /Telegrafi/