Telegrafi

Getinjo, Endri dhe Mozzik ‘rrahin’ keq Arif Hikmetin në “O Sa Mirë” (Video)

Mbrëmë (e diele) është transmetuar episodi i 96-të i serialit komik “O Sa Mirë”.

Një serial ku tashmë personazhet e kanë gjetur veten, ka bërë që të fitojë shikueshmërinë maksimale në trevat shqiptare.

Për ata që e kanë ndjekur, kanë patur mundësinë që në javët e kaluara të shohin se si të gjithë ‘studentët’ e këtij kolegji, iu futën një pune të re, asaj të shkruarjes së artikujve në një ‘portal’ të tyrin.

Por mesa duket, këto ‘shkrime’ nuk janë pëlqyer shumë nga të ftuarit VIP në këtë episod të ri të “O Sa Mirë”, të cilët ishin këngëtarja Kida, dhe reperët e “ON records”: Mozzik, Getinjo dhe Endri.

Lexo po ashtu "O Sa Mirë" sjell situata komike edhe në episodin e 96-të (Video)

Rolet e personazheve në fjalë ishin përcaktuar të jenë këngëtarë të nevrikosur me shkrimet e ‘portalit’ të “O Sa Mirë”.

Kështu ata në një prej skenave janë shfaqur të katër së bashku, duke kërkuar së pari llogari nga Arif Hikmeti për shkrimet kundër tyre, gjersa më pas sipas rolit, ata kanë “sulmuar” fizikisht atë, duke e lënë të lënduar.

Për të parë skenën, mund të ndiqni serialin nga minuta 23:30. /Telegrafi/