Telegrafi

Getinjo dhe Vivien po bëhen prindër për herë të parë?

Getinjo dhe Vivien (Foto: Big Brother VIP Kosova)

Një lajm i bukur vjen nga një prej çifteve që u krijua brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Bëhet fjalë për reperin e njohur kosovar, Getinjo dhe Vivien.

Burime për revistën “Who” bëjnë të ditur se Vivien është në pritje të ëmbël. Ajo dhe Getinjo do të bëhen prindër për herë të parë.

Getinjo dhe Vivien (Foto: Getinjo/Instagram)

Çifti preferon që lajmin momentalisht mos ta ndajnë me publikun duke e shijuar në privatësi këtë periudhë të ëmbël. Madje së fundmi Getinjo bëri një deklaratë ku tha se do qëndrojë për ca kohë larg rrjeteve sociale.

Kujtojmë që Vivien dhe Getinjo nisën një nga lidhjet më të bukura të dashurisë brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë, që vazhdoi edhe pas daljes së tyre duke u kthyer në një nga çiftet më të komentuar në media e rrjete sociale. /Who/

Getinjo dhe Vivien (Foto: Big Brother VIP Kosova)