Reperët e njohur shqiptarë, Getinjo dhe Mozzik, prej disa ditësh kanë filluar punën për projektin e ri muzikor.
Ndonëse projekti i tyre ishte paraparë të lansohej më 11 dhjetor (e premte), kënga e tyre u njoftua se do lansohet sonte në 00:00.
Kjo pasi është shpërndarë një pjesë e saj në rrjete sociale e YouTube dhe kjo ka bërë që dy vëllëzërit ta publikojnë të plotë bashkëpunimin e tyre.
“Pasi kënga qenka shpërndarë pak..a ta gjujmë sonte 00:00 El Chapo”.
“Rrini zgjuar por edhe nëse fleni ju zgjojmë. Sonte ora 00:00 edhe katër orë”, ka shkruar ai në postimet që ka ndarë në Instagram.
Kënga mezi po pritet edhe nga fansat e dyshes, të cilët reaguan menjëherë në hapësirën për komente.
Ky do jetë bashkëpunimi i katërt i vëllëzërve Aliu, i cili besohet se do mirëpritet edhe nga publiku. /Telegrafi/