Telegrafi

Getinjo dhe Mossi lansojnë këngën e re “Rrezikim”

Rap-artisti nga Ferizaj, Getinjo, sapo ka publikuar projektin e ri muzikor. 

Ai këtë herë ka bashkuar forcat me reperin Mossi, projekti i të cilëve mban titullin “Rrezikim”.

Të njëjtit vijnë me armë e me makina luksoze në klip, duke iu përshtatur kështu më së miri temës që kanë trajtuar.

Getinjo dhe Mossi në klipin e ri “Rrezikim” (Foto: YouTube)

Projekti është punuar në studion muzikore të vëllëzërve Aliu, Getinjo dhe Mozzik “2 Euro Gang”.

Ndërkohë, për videon është përkujdesur “Billy Arty” teksa për beatin “Underdogz”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ky është bashkëpunimi i parë i dyshes që besohet se do ketë suksesin e merituar nga publiku.

Sa i përket projekteve të Getinjos, “Ali Baba” mbetet kënga e tij e fundit solo që e solli në nëntor të vitit të kaluar. /Telegrafi/