Reperi i njohur nga Ferizaji, Getinjo, këtë verë nuk është aktiv me koncerte.
Këtë gjë ai e kishte deklaruar në fillim të sezonës së bashku me vëllanë e tij, duke treguar se do të jenë aktivë vetëm me këngë të reja.
Getinjo ndërkohë vazhdon të jetë një personazh mjaft i ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat është çdo herë.
Ai së fundmi, ka publikuar një fotografi përmes së cilës ka treguar se sa i lidhur është ai me familjarët.
Bëhet fjalë për një imazh, ku reperi shfaqet duke i dhuruar një përqafim të ngrohtë nënës së tij.
“Buzëqesh sepse ti e meriton atë”, ka shkruar ai në mbishkrimin e kësaj fotografie.
Përndryshe, “Ti ngele” mbetet kënga e fundit të cilën e solli reperi, e cila u prit mirë nga fansat e tij. /Telegrafi/