Site icon Telegrafi

Getinjo bën një premtim në ditëlindjen e 29-të: Gjithë këto vite kam jetuar pa rregulla, sivjet do të ndryshoj

Foto: Getinjo/Instagram

Reperi i nohur Getinjo feston sot (e shtunë) ditëlindjen e tij të 29-të.

Me këtë rast, ai ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e tij.

Një nga urimet më të përzemërta, reperi ferizajas e ka marrë nga vëllai i tij, reperi tjetër i njohur, i cili në një fotografi të përbashkët të publikuar në InstaStory, nuk ka nguruar ta quajë “mbret” vëllan e tij të madh.

Foto: Mozzik/InstaStory

Ndërkohë, vet Getinjo në një ditë si kjo ka vendosur që të publikojë në rrjetin social Instagram një “selfie”, duke bërë një premtim në 29-vjetorin e tij të lindjes.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ai ka shkruar se tani e tutje do t’i kushtohet më shumë vetes së tij dhe profesionit, pasi deri më tani ka bërë një jetë më relaksuese.

Ky është postimi i tij i plotë (pa ndërhyrje):

“HBD to me ok, 29’ //Sot u bonen 29 vjet plot jete! Faleminderit Zotit dhe familjes! Un n’kto vitet e fundit kom jetu pa rregulla, pa plan diqysh hiq sma ka nij per kurgjo! N’kete vit kom vendos me ndryshu shum sene te vetja, me punu ma shum me veten mu largu pak prej jetes “CHILL NONSTOP” dhe gjithashtu mi kushtu rendesi shum ma shum profesionit tem MUZIKES! Ju dua”. /Telegrafi/

Exit mobile version