Reperi i njohur Getinjo është një prej më të pëlqyerve nga moshat e reja.
Ai është shumë aktiv në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria e tij.
Së fundmi, getinjo ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi shumë të veçantë.
Bëhet fjalë për një vjershë, të cilën ai e kishte shkruar kur ishte shumë i vogël, me ç’rast i ishte publikuar në revistat shkollore.
Poezia kishte për temë festën e nënës, ndërsa ishte gjithsej tri strofa dhe tregonte për dashurinë e fëmijëve që kanë ndaj nënave në festën e tetë marsit.
Në mbishkrimin e fotografisë, reperi thotë se ka ndjerë nostalgji, ndërsa ka shkruar se në paragrafin e fundit ka filluar të humbasë rimën e vargjeve. /Telegrafi/