Telegrafi

Kardashian fotografohet pa make up (Foto)

Kim Kardashian tregoi trupin e saj nudo përmes një fotoje javën e kaluar.

Megjithëse kishte shirita të zinj që mbulonin pjesët e saj intime sërish përhapi shumë debate.

Gruaja 35 vjeçare e Kanye West u “zhvesh” sërish këtë të shtunë, por kësaj radhe në fytyrë.

Ylli i “Keeping Up With Kardashians” që zakonisht jemi mësuar ta shohim me grim të rëndë, është fotografuar pa makeup teksa largohej me makinë nga palestra e Beverly Hills.