Telegrafi

Geti si hajdut dhe Marina me robdeshambër – çifti befasojnë me dukjen e tyre për Halloween

Foto: Marina Vjollca/Instagram

Në mbarë botën, data 31 tetor u shënua si festa e Halloweenit, apo e njohur në vendin tonë si “nata e shtrigave”.

Shumë persona zgjedhin që në një ditë si kjo të duken ndryshe, si një personazh filmash, kryesisht një personazh i frikshëm.

Edhe çifti i njohur Matina Vjollca dhe Getoar Selimi e festuan këtë vit Halloweenin.

Lexo po ashtu Adelina dhe Zanfina festojnë Halloweenin, maskohen si personazhet e filmit ikonik "Pulp Fiction"

Në një fotografi të publikuar në rrjetin social Instagram, dyshja u kanë treguar fansave se si janë dukur ata në mbrëmjen e së enjtes.

Reperi nga Prishtina ishte maskuar si një hajdut, duke u veshur i tëri zi, teksa mbante një maskë në kokë.

Ndërkohë bashkëshortja e tij Marina, duket se ka dashur që të jetë sa më e thjeshtë në mbrëmjen e Halloweenit, duke dalë vetëm me robdeshambër si një vajzë e cila duket që sapo ka dalë nga dushi.

Pëlqimet dhe komentet nga ana e fansave nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve i kanë komplimentuar çiftin për përzgjedhjen e kostumeve për këtë Halloween. /Telegrafi/