Në mbarë botën, data 31 tetor u shënua si festa e Halloweenit, apo e njohur në vendin tonë si “nata e shtrigave”.
Shumë persona zgjedhin që në një ditë si kjo të duken ndryshe, si një personazh filmash, kryesisht një personazh i frikshëm.
Edhe çifti i njohur Matina Vjollca dhe Getoar Selimi e festuan këtë vit Halloweenin.
Në një fotografi të publikuar në rrjetin social Instagram, dyshja u kanë treguar fansave se si janë dukur ata në mbrëmjen e së enjtes.
Reperi nga Prishtina ishte maskuar si një hajdut, duke u veshur i tëri zi, teksa mbante një maskë në kokë.
Ndërkohë bashkëshortja e tij Marina, duket se ka dashur që të jetë sa më e thjeshtë në mbrëmjen e Halloweenit, duke dalë vetëm me robdeshambër si një vajzë e cila duket që sapo ka dalë nga dushi.
Pëlqimet dhe komentet nga ana e fansave nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve i kanë komplimentuar çiftin për përzgjedhjen e kostumeve për këtë Halloween. /Telegrafi/