Reperi i njohur shqiptar, Getoar Selimi, duket se është shumë i zënë me koncerte.
Kjo ka bërë që ai të mos mendojë për muaj të mjaltit.
Dasma e tij madhështore në gjirin e Lalëzit ishte sikur një film i shndërruar në realitet, por i tillë nuk do të jetë muaji i mjaltit.
Marina do të qëndrojë në Tiranë pas martesës pasi Geti është shumë i angazhuar me koncerte.
Ai ka bërë të ditur me anë të një postimi në rrjetet sociale se do të performojë në Tiranë pak ditë pas martesës.
Ai do të jetë në këtë koncert bashkë me Marshall Jungle dhe Agon Amigën, teksa vet reperi ka paralajmëruar zjarr.
Martesa e Marinës dhe Getit besohet se ka kushtuar plot 130 mijë euro. /Telegrafi/