Telegrafi

Geti, së shpejti me këngë solo

Foto: Folie Terrace

Getoar Selimi është në përgatitje të këngës së re, të cilën do ta sjellë solo.

Burimet e Telegrafit bëjnë të ditur se reperi i famshëm shqiptar projektin e tij do ta kompletojë me videoklip.

Padyshim se fansat e shumtë të Getit mezi i presin projektet e reja (Instagram)

Në muajt e fundit, Geti ka qenë i zënë në jetën e tij personale, pasi kurorëzoi me martesë lidhjen me Marina Vjollcën.

Lexo po ashtu Puthja e parë martesore e Getoar Selimit dhe Marina Vjollcës (Foto)

Dasma e tij me prezantuesen e famshme ishte madhështore, ndërsa ishin të ftuar shumë miq të famshëm të reperit.

Marina dhe Geti u martuan në muajin shtator (Instagram)

Kjo ka bërë që ai të jetë paksa më i tërhequr sa i përket realizimit të materialeve të reja muzikore.

Projekti i fundit muzikor i Ghetto Geasyt ishte kënga me anëtarët e Babastars, “High 4 Real”, që u publikua në muajin korrik.

Ndërkaq, solo ai kishte publikuar në muajin dhjetor të vitit të kaluar hitin “Berlusconi”.

Natyrisht se fansat e shumtë të Getoarit mezi e presin lansimin e këngës së tij të re. /Telegrafi/