Telegrafi

Geti publikon fotografi me prindërit nga koha e tij e fëmijërisë

Getoar Selimi (Foto: Instagram/ghettogeasy)

Pas publikimit të disa fotografive që rikujtonin udhëtimet e Getoar Selimit nëpër vende të ndryshme, kësaj radhe reperi ka ardhur me një imazh të veçantë.

Në profilin e tij në Instagram, Geti e ka shpërndarë një fotografi nga fëmijëria, në të cilën shfaqet me prindërit e tij.

Babai i reperit është i veshur me tesha të ushtrisë, ndërsa fotografia është bërë pikërisht në kohën kur Getoari i vogël dhe nëna e tij e kishin vizituar derisa ai po e kryente shërbimin ushtarak.

“Unë me prindërit e mi, në vizitë te babi ushtar…”, ka shkruar Ghetto Geasy në përshkrimin e fotografisë që ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime një orë pas publikimit.

Lexo po ashtu Geti publikon fotografi nga udhëtimet në vende të ndryshme

Në ndërkohë, fansat kanë vërejtur një ngjashmëri të Getit me babanë e tij. /Telegrafi/