Telegrafi

Geti publikon fotografi nga udhëtimet në vende të ndryshme

Getoar Selimi (Foto: Instagram/ghettogeasy)

Ndërkohë që po qëndrojmë të vetizoluar nëpër shtëpi, shumëkush zgjedh t’i mbajë të përditësuara profilet e veta në rrjetet sociale me anë të fotografive të vjetra.

Yje të shumta skenës dhe ekranit kanë zgjedhur të kujtojnë momentet e bukura nga e kaluar dhe t’i ndajnë me fansat e tyre.

Në këtë trend është përfshirë edhe Getoar Selimi, i cili ka zgjedhur të postojë fotografi nga udhëtimet e tij në vende të ndryshme të botës.

Në imazhet e zgjedhura dominojnë fotografi nga vendet ekzotike ku i ka kaluar pushimet, si Maldivet, Bahamas, Kuba, Spanja, Italia, Florida dhe vende të tjera.

Lexo po ashtu Me veshje të hapur dhe provokuese, Marina pozon me shumë stil pranë Getit në Dubai

Disa prej fotografive të përzgjedhura që i ka publikuar në profilin e tij në Instagram në përmbledhjen me titull “Bota është e bukur”, jua sjellim më poshtë. /Telegrafi/