Getoar Selimi është një nga yjet me një karrierë të gjatë në skenën muzikore shqiptare, i cili ka qëndruar në maje përkundër se kanë kaluar dekada.
Krahas hiteve të shumta që ka sjellë ndër vite, reperi i BabaStars i ka kushtuar kujdes edhe dukjes së tij.
Ndryshimet në dukje, kanë bërë që Geti të jetë gjithmonë në trend duke ndjekur trendet bashkëkohore.
Ai e ka bërë një ndryshim të ri në imazhin e tij duke i shkurtuar flokët në zero dhe një fotografi nga dukja e re e ka ndarë me fansat në rrjetet sociale.
“Rifreskim”, është përshkrimi i fotografisë së publikuar në Instagram që ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime për më pak se një orë. /Telegrafi/