Telegrafi

Geti me Marinën në Itali për pushime

Getoar Selimi dhe Marina Vjollca kanë shkuar drejt pushimeve të para për këtë verë.

Lideri i Babastars ka publikuar një klip kohë më parë të titulluar “Dashni me Raki”.

Teksa pritja ka qenë fantastike për këtë projekt, Geti ka vazhduar normalisht me jetën bashëkshortore.

Ai është drejtuar për në Itali me Marinën ku po kalojnë momente të bukura në pjesët më të bukura të gadishullit.

Geti dhe Marina po shijojnë jetën bashkëshortore një vit pasi i dhanë fund beqarisë duke u martuar.

Ata kanë një lidhje që është prej tri vitesh, por gjithnjë kanë qenë bashkë dhe pushimet e tyre i kanë bërë në gjithë botën.

Pëkundër martesës, stili i jetës së reperit dhe projektet muzikore nuk kanë pësuar ndryshim. /Telegrafi/