Telegrafi

Geti ftoi në dasmë edhe gjeneratën e vjetër të reperëve (Foto)

Reperi Getoar Selimi dhe prezantuesja Marina Vjollca i dhanë fund beqarisë së tyre dje (e diel), në një dasmë madhështore të organizuar në Gjirin e Lalëzit.

Në këtë dasmë nuk munguan shumë prej fytyrave të njohura publike, ndër ta edhe të gjithë reperët e labeati Babastars, të cilët dukeshin të gjithë elegantë në dasmën e mikut të tyre.

Lexo po ashtu Babastars martojnë liderin e tyre, të gjithë elegantë në dasmën e Getit (Foto)

Ata janë të famshmit e sotëm të muzikë hip-hop, por në fakt në dasmën e mbrëmshme nuk kanë munguar edhe gjenerata e vjetër e reperëve.

Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale është parë, se të ftuar gjithashtu kanë qenë Memli Krasniqi dhe Dardan Belegu, i njohur si Trakla.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga dasma e Marinës dhe Getit

Don Pizhi po ashtu ishte një nga reperët që nuk mungoi në këtë mbrëmje, teksa në një prej fotografive ku shfaqet përkrah Getoarit, nuk ka hezituar të shkruajë në përshkrimin e saj “Old School”.

Dasma e mbrëmshme e reperit dhe prezantueses së njohur është cilësuar si një prej dasmave më të përfolura të vitit. /Telegrafi/