Getoar Selimi pa dyshim se është një bashkëshort i lumtur, me një grua të suksesshme.
Superylli i hip hopit kohë më parë i dha fund beqarisë me prezantuesen, Marina Vjollca.
Dhe, teksa besohet se ai e shtyu Marinën të shkojë një hap para në karrierë duke ndërprerë angazhimin në emisionin sportiv, për të realizuar një format tjetër në Klan, duket se vet ai po e shijon kohën duke shikuar gruan e tij.
Geti ka bërë një postim në Instagram, ku shfaqet duke e shikuar Marinën në televizion.
“Gjysma ime e bukur”, ka shkruar Geti në postimin e tij ku shihet Marina duke drejtuar emisionin.
Marina prej kohësh ka nisur të realizojë emisionin “C’est La Vie” një emision i talentëve me format intereasnt.
Geti dhe Marina ende nuk kanë bërë të ditur nëse po mendojnë për fëmijë, e sigurisht se këtu në këtë hap po i zbrapsin pak edhe angazhimet në karrierë.
/Telegrafi/