Bukuroshja Marina Vjollca është shumë aktive dhe e ndjekur nga fansat e saj në rrjetet sociale.
Ajo ndan çdo ditë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme apo aktivitetet në television.
Jo të pakta janë imazhet që Marina realizon me bashkëshortin e saj, Getoar Selimin, me të cilin është martuar prej afro tri vitesh.
Së fundmi, çifti kanë realizuar një video mjaft intime me njëri-tjetrin, të cilën Marina e ka publikuar për fansat e saj në InstaStory.
Marina shihet shumë e dashuruar teksa mbështet në krahët e Getit, teksa të dy së bashku shijojnë çaste të ëmbla me njëri-tjetrin në pishinë.
Pëlqimet dhe komentet nga ana e fansave kanë qenë të shumta, si komplimentet për fizikun ashtu edhe harmoninë që dyshja kanë me njëri-tjetrin si çift. /Telegrafi/