Telegrafi

Geti dhe Marina me pushime luksoze në Las Vegas

Foto: Getoar Selimi/Instagram

Çifti i njohur i estradës, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi, kanë vendosur që në ditët e para të janarit t’i japin një pushim të merituar njëri-tjetrit.

Ata kanë shkuar në Las Vegas të Nevadas, për të shijuar disa ditë të mira larg aktivitetit të tyre të përditshëm.

Dyshja janë mjaft të ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, dhe shpesh ndajnë me ta fotografi të ndryshme nga jeta e tyre e përditshme.

Së fundmi, ata kanë publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi nga pushimet e tyre, duke treguar për çastet e këndshme që po kalojnë së bashku.

Marina duket mjaft atraktive në të zeza, teksa vë në pah figurën e saj trupore.

Ndërkohë edhe Geti nuk heq dorë nga stili i tij i përhershëm tipik ‘reper’, ndërsa duket se ndjehet më së miri në praninë e Marinës.

Ky udhëtim duket të ketë qenë edhe arsyeja pse reperi Selimi nuk ka qenë i pranishëm në koncerte për festat e fundvitit. /Telegrafi/