Site icon Telegrafi

Geti dhe Marina publikojnë një seri imazhesh mahnitëse nga dasma (Foto)

Getoar Selimi dhe Marina Vjollca i dhanë fund beqarisë në një ceremoni luksoze martesore.

Dyshja e njohur e estradës kanë pasur të ftuar vetëm miq e familjarët më të afërt në një dasmë të organizuar në Shqipëri në gjirin e Lalzit.

Dasma e tyre zuri vendin kryesor në mediat shqiptare duke qenë dasma më e përfolur.

Edhe Geti edhe Marina janë prej çifteve më të dashura të skenës shqiptare dhe u prit që ata të publikojnë edhe vet imazhe nga dasma.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga yjet seksi shqiptare (Foto/Video)

Fansat kanë pasur rastin të shikojnë një seri të fotografive, ku madje Geti ka shkruar edhe një falënderim për të gjithë të pranishmit, teksa momentet i cilëson si të paharrueshme.

“Faleminderit Zotit, familjeve dhe juve që ishit pranë nesh në këto momente shumë të rëndësishme dhe të paharrueshme për ne”, u shpreh Geti në këtë seri të postimeve.

Geti dhe Marina kanë qenë në lidhje për tri vjet para se të kurorëzonin dashurinë e tyre me një martesë. /Telegrafi/

Exit mobile version