Megjithëse ata nuk janë prononcuar asnjëherë, tashmë dihet se Geti dhe Marina janë bashkë.
Njëri prej çifteve më të njohura të showbizit shqiptar ka arritur të mbajë larg publikut lidhjen e tyre duke qëndruar larg aparateve fotografike, transmeton Telegrafi.
Një fotografi e publikuar së fundmi është e para që çifti simpatik pozojnë së bashku.
Lidhja e tyre edhe pse e pa konfirmuar ka marrë pëlqimin e menjëhershëm të publikut të tyre dhe bashkimi i njërës nga femrat më të bukura të ekranit shqiptar me reperin e njohur si “baba” i repit përbën njërin nga çiftet më të përsosura të skenës shqiptare. /Telegrafi/