Telegrafi

Geti dhe Marina konfirmojnë se do të bëhen prindër

(Foto: Instagram/ghettogeasy)

Përmes postimeve në rrjetet sociale, Getoar Selimi dhe partnerja e tij, Marina Vjollca, kanë konfirmuar do të bëhen prindër për herë të parë.

Reperi i mirënjohur i skenës shqiptare dhe moderatorja e famshme kanë publikuar fotografi të ngjashme në profilet respektive në Instagram për ta dhënë lajmin e gëzuar.

Në imazhet e publikuara, shfaqet përpara Marina dhe nga prapa Geri që ia mban barkun e rrumbullakosur.

“Ne të tre”, është përshkrimi që ka zgjedhur çifti për këtë njoftim.

Lexo po ashtu A po bëhen prindër për herë të parë Marina dhe Geti?

Aludimet për shtatzëninë e prezantueses së njohur shqiptare filluan prej se ajo u distancua nga rrjetet sociale.

Ndërsa dyshimet e para kishin nisur nga një fotografi e publikuar në Instagram, në të cilin shfaqej me një fustan më të gjerë teksa çanta po ashtu ia mbulonte pjesën e barkut. /Telegrafi/