Telegrafi

Getafe e Atletico Madrid fitojnë para nga shitja e Moratas te Chelsea

Alvaro Morata tashmë pritet të zyrtarizohet te Chelsea.

Sulmuesi i Real Madridit ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe së shpejti do nënshkruajë kontratë me kampionin anglez.

Real Madrid pritet të përfitojë mbi 80 milionë euro prej shitjes së spanjollit.

Megjithatë, Los Blancos nuk do t’i arkëtojnë të gjitha paratë pasi që një pjesë e tyre i takon Atletico Madridit dhe Getafes, ku spanjolli ka kaluar në ekipet zinxhir të këtyre ekipeve.

Kjo në saje të rregullores së FIFA-s, ku dy klubet e lartcekura do të përfitojnë 0.25% nga shuma e transferimit të Moratas.

Referuar viteve të kaluara në këto klube, Atleticos i takojnë 800 mijë euro ndërsa Getafe do të arkëtojë 200 mijë sosh. /Telegrafi/