Telegrafi

Getafe 0-1 Real Madrid, notat e lojtarëve

Real Madridi ka fituar me rezultat minimal 1-0 në udhëtim te Getafe në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në La Liga.

Los Blancos i janë kthyer fitores në kampionat, pasi kanë mposhtur Getafen pas barazimit më Osasunan në ndeshjen e fundit.

Goli i vetëm në këtë fitore të ekipit të Carlo Ancelottit u shënua në minutën e tretë nga Eder Militao.

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht braziliani Militao, i cili u vlerësua me notë 8.4.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për mbrojtësin e vendasve, Djene, që u notua me 6.1.

Notat e lojtarëve

/Telegrafi/