Telegrafi

Geta Beqa stërvitet me pesha për linjat e saj (Video)

Geta Beqa është mjaft e përkushtuar në ruajtjen dhe ndërtimin e trupit të saj, saqë stërvitet rregullisht, ndërsa jo rrallëherë poston imazhe në rrjetet sociale për ndjekësit e saj të shumtë.

Në një video të publikuar në Instagram, atletja, modelja dhe këngëtarja shfaqet duke bërë ushtrimin galiç me anë të peshave.

Lexo po ashtu Për një trup si Geta Beqa, shikoni stërvitjen e saj me bikini në plazh (Video)

Kujtojmë se në muajin maj, Geta fitoi vendin e parë në garën ‘Wellness Fitness IFBB 2017’ që u zhvillua në Kataluni.

Për një trup si Geta Beqa (Instagram)

Pos suksesit në ‘bodybuilding’, mediat i kanë kushtuar rëndësi edhe të kaluarës së bukuroshes, duke qenë se ajo e ka provuar veten në fusha të ndryshme. /Telegrafi/