Telegrafi

Geta Beqa publikon një imazh me bikini: Më mungon vera (Foto)

Geta Beqa është e njohur për trupin e formësuar, për të cilin ka marrë edhe çmime ndërkombëtare.

Kohë pas kohe instruktorja e fitnesit, e cila e ka provuar veten edhe si këngëtare dhe aktore, publikon fotografi në rrjetet sociale duke vënë në pah linjat e saj.

Gjatë të shtunës, Geta e ka publikuar një imazh nga plazhi, ku shfaqet me bikini në një pozë të bërë nga prapa.

“Më mungon vera gjatë ditëve me shi”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.

Ditë më parë, Geta arriti të fitojë vendin e parë në ‘Bikini Wellness Fitness’, në garën e zhvilluar në Barcelonë të Spanjës.

Lexo po ashtu Një tjetër triumf! Geta Beqa e para në "Bikini Wellness" të Barcelonës (Foto/Video)

Në konkurrencë me të ishin 33 femra, mirëpo ‘bodybuilderja’ shqiptare arriti të triumfojë dhe të nderohet me medaljen e artë.

Kujtojmë që në të kaluarën, Geta ka realizuar një duet me Getoar Selimin (“Më ngat meje”), ndërsa ka luajtur edhe në skeçe humoristike me Sevdai Radogoshin. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Kur Geta Beqa këndonte dhe vallëzonte me Getoar Selimin (Video)