Geta Beqa është një ndër sportistet më të bukura në trojet shqiptare dhe më gjerë.
Bëhet fjala për instruktoren e popullarizuar të fitnesit, e cila vitin e kaluar është shpërblyer me një numër të madh të titujve ndërkombëtarë të kampionit.
Por, ajo ka edhe një jetë private, të cilën kohë pas kohe e ekspozon në rrjetet sociale.
Bukuroshja së fundi ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një imazh në krah të bashkëshortit.
Geta shfaqet tejet atraktive e veshur në bikini të zeza, gjersa në duar mban një filxhan kafeje.
Ndryshe, atë edhe këtë vit pritet ta shohim në gara të ndryshme ndërkombëtare të ‘bodybuildigut’. /Telegrafi/