Telegrafi

Geta Beqa pozon me bikini në afërsi të bashkëshortit: Çiftet që ushtrojnë bashkë, qëndrojnë bashkë

Geta Beqa (Foto: Instagram/gettabeqa)

Geta Beqa është e njohur për sukseset ndërkombëtare që i ka arritur në fushën e fitnesit dhe bodibildingut.

Veç kësaj, atletja shqiptare është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku publikon fotografi nga përditshmëria e saj, ushtrimet dhe jeta private.

Këto ditë, ajo ka qëndruar në Dhërmi të Shqipërisë, ku është shoqëruar nga partneri i saj. Nga ky udhëtim nuk kanë munguar edhe pozat me bikini, të cilat Geta i ka ndarë me ndjekësit e shumtë në Instagram.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Geta Beqa

Në njërën prej pozave të postuara, ajo shfaqet me bashkëshortin e saj, ndërsa publikimin e ka shoqëruar edhe me një këshillë.

“Çiftet që ushtrojnë bashkë, qëndrojnë bashkë”, është përshkrimi i fotografisë. /Telegrafi/