‘Bodubuilderja’ e njohur Geta Beqa është shumë e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.
Shpesh ajo ndan me ta fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj, duke treguar ushtrimet e rregullta që ndjek në palestër.
Si rezultat i tyre, ajo ka arritur që të ketë një trup tejet të formësuar.
Në imazhet e fundit që Beqa ka ndarë me ndjekësit në Instagram, ajo shfaqet mjaft atraktive pranë plazhit.
E veshur me veshje sportive, Geta zbulon vetëm vijat e barkut të formësuar duke ngritur bluzën e saj.
Shumë prej emrave të njohur të estradës ia kanë besuar Getës formësimin e trupit të tyre.
Geta është kampione në ‘boybuilding’ dhe jo më larg se dy javë, ajo fitoi edhe një tjetër titull në “Bikini Welness”. /Telegrafi/