Site icon Telegrafi

Gërxhaliu: Evropa të përkrah zhvillimin ekonomik dhe social të Kosovës

Bashkimi Evropian Sipas kryetari të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu duhet ta përkrah Kosovën për zhvillim ekonomik si dhe ta ndihmojë në sferën sociale.

Ai ka uruar qytetarët e Kosovës për shtatë vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

“Rezultate e zhvillimit ekonomik të UE janë evidente dhe këto rezultate kanë efektin pozitiv si në aspektin social ashtu edhe në qëndrueshmërinë ekonomike dhe imazhin e vendeve të UE-së. Oda Ekonomike e Kosovës angazhohet që Kosova të jetë pjesë e monitorimit të EU-së, që do të mundësonte zhvillim ekonomik dhe liberalizimin e vizave, që është më se I domosdoshëm, dhe që do të jetë mënyra më e mirë për ndaljen e migrimit të mëtejmë të qytetarëve të vendit tonë, për përmirësimin e ambientit biznisor dhe sigurimin e stabilitetit social dhe politik dhe mbi të gjitha për përmirësimin e imazhit të pavolitshëm që aktualisht e ka Kosova”, ka thënë Gërxhaliu.

Prandaj, sipas tij, kombinimi i monitorimit të zhvillimit ekonomik dhe përgjegjësia më e madhe nga BE dhe liberalizimi I vizave paraqet mundësinë e vetme për të dal nga situate aktuale në të cilën ndodhet Kosova. /Telegrafi/

Exit mobile version