Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla po qëndron në Athinë për vizitë zyrtare.
Në Greqi, kryediplomatja e Kosovës do të takohet me homologun e saj Nikos Dendias.
Fokus i kësaj vizite është thellimi i marrëdhënieve bilaterale mes të dy shteteve.
Ministrja Gërvalla gjatë qëndrimit në Greqi do të zhvillojë takime edhe me diplomatë dhe me komunitetin e biznesit për të inkurajuar avancimin e marrëdhënieve ekonomike dhe për të promovuar ofertën kosovare për investitorët e huaj.
Ministrja Gërvalla gjithashtu do të ketë në fokus gjatë takimeve të saja forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e arsimit, kulturës, por edhe në fusha të tjera që janë të rëndësishme për të dyja vendet./Telegrafi/