Ministrja e MPJD-së, Donika Gërvalla ka reaguar pas publikimit të pamjeve të reja të grupit terrorist që sulmoi policinë në veri, në të cilat shihet edhe nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radioçiq.
Gërvalla në platformën “X” ka shkruar se këto pamje janë dëshmi të pakundërshtueshme se Radoiçiq, bashkëpunëtor i ngushtë i Vuçiqit, ka udhëhequr grupin terrorist që sulmoi policinë e Kosovës.
“Dëshmi të pakundërshtueshme se Radoiçiq, bashkëpunëtor i ngushtë i Vuçiqit, ka udhëhequr grupin terrorist që sulmoi policinë e Kosovës. Vuçiq është një eksportues i terrorizmit dhe jostabilitetit”, ka shkruar Gërvalla.
Ajo ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar që të ndërmarrë veprime për ruajtje të stabilitetit.
“Kjo duhet të jetë një thirrje zgjimi për komunitetin ndërkombëtar që të ndërmarrë veprime vendimtare për të ruajtur stabilitetin”, ka shkruar Gërvalla. /Telegrafi/
Irrefutable evidence that Radoičić, a close associate of Vučić, led the terrorist group that attacked the Kosova police.
Vučić is an exporter of terrorism & instability.
This should be a wake-up call for the international community to take decisive action to preserve stability. pic.twitter.com/LjrEId4GkJ
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) September 26, 2023