Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka bërë të ditur se në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar Ndihmës Sekretarin e Shtetit për çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien.
Gërvalla në një postim në Facebook shkruan se në frymën e marrëdhënieve të posaçme ndërmjet dy shteteve gjatë takimit janë trajtuar aspekte të shumta të thellimit të bashkëpunimit dypalësh, forcimit të sundimit të ligjit e demokracisë dhe jetësimit të aspiratave për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare.
“Diskutuam po ashtu rreth zhvillimeve të tjera aktuale në vend, duke vënë theksin në përkushtimin e institucioneve në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon si dhe zmbrapsjen e kërcënimeve të sigurisë”, shkruan ajo. /Telegrafi/