Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla, në Këshillin e Sigurimit ka thënë se Evropa dhe bota nuk janë njëlloj si para sulmit të Rusisë në Ukrainë.
“Rusia po e rrezikon edhe vet Këshillin e Sigurimit. Debati i sotëm duhet të marrë parasysh edhe këto ndryshimet të mëdha”, deklaroi ministrja e MPJD-së.
Ajo tha se Kosova është pjesë e Perëndimit, ndërkaq Serbia vazhdon të jetë satelit i Rusisë.
Më tej shtoi se Serbia dhe Rusia janë kërcënimet më të mëdha të stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Serbia dhe Rusia vazhdojnë të jenë kërcënimi më i madh ndaj paqes në rajon. Nëse nuk e mbyllim Kutinë e Pandorës të hapur nga Dodik, Putin e Vuçiq, Ballkani mund të bëhet përsëri vend i errët”, u shpreh kryediplomatja.
Ajo theksoi se Serbia duhet të vendosë nëse do të jetë pjesë e perëndimit apo dorë e zgjatur i Rusisë.
Gjatë fjalimit të saj, Gërvalla po ashtu foli edhe për sulmet e fundit ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në afërsi të pikëkalimeve kufitare me Serbinë, duke i cilësuar si “terroriste” dhe duke fajësuar Beogradin se po lejon që ato të ndodhin./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=9CdY7t5VKIY&fbclid=IwAR2Ue4bTRA_EL04tnoGgOgK5HC4y6894KJpOaOAu6A-G-AuqJEsFCWpDf1E