Site icon Telegrafi

Gërvalla ia huq sërish në Twitter, ngatërron NATO-n me OKB-në

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, sërish ia ka huqur me postimet në Twitter.

Gërvalla ka postuar një fotografi me sekretarin gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg, duke e paralajmëruar vizitën e tij në Kosovë më 1 korrik.

Por minsitrja e Jashtme, në vend se të vinte flamurin e NATO-s, ajo ka vënë flamurin e OKB-së në tri vende.

Ish-këshilltari i ish-presidentit, Hashim Thaçi, Adil Behramaj, ka reaguar ndaj kësaj duke thënë se Kosova ka një diplomate që as flamujt nuk i njeh.

“Qe bre, mungoi, mungoi dhe sapo u shfaq, menjëherë e prodhoi skandalin e ri. E paska vendosur flamurin e OKB-së në vend të atij të NATO-s. Pra, ne kemi kryediplomate një injorante, që as flamujt nuk i njeh!”, ka shkruar Behramaj në Facebook.

Ndërkaq, Gërvalla është kritikuar edhe më herët për postimet në Twitter.

Lexo po ashtu Reagimi i MPJD-së ndaj Rusisë vlerësohet joserioz dhe me anglishte të dobët

Muajin e kaluar, MPJD kishte kërkuar nga NATO, SHBA dhe BE që të ndërmarrin veprime pas arrestimit të gazetarit Roman Protasevich nga autoritetet bjelloruse.

Në postim thuhej se kreu i shtetit rus, Vladimir Putin po bëhet çdoherë e më shumë agresiv ndaj vendeve perëndimore.

E para, pasi mënyra e shkruar dhe rënditja e gabuar e fjalive, ka ngritur dyshime te përdoruesit e kësaj platforme se ministria ka përdorur shërbimin  “google translate” për shkrimin e këtij statusi.

Po ashtu, postimi ishte konsideruar jodiplomatik dhe joserioz./Telegrafi.

Exit mobile version