Baskebollisti i Sigal Prishtinës, Gerti Shima, ka vazhduar kontratën me kampionin kosovar.
Shima u takua me drejtorin e Prishtinës, Luan Malokun, në Tiranë, ku firmosën vazhdimin e tij në klub.
Prishtina ka paralajmëruar konfirmimin e përforcimeve tjera amerikane në ditët në vijim, ashtu sikurse me lojtarë vendorë, shkruan Telegrafi.
Spekulohet se ndër përforcimet e radhës do të jetë edhe Drilon Hajrizi. /Telegrafi/