Telegrafi

Gerti Koxha eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Foto: Instagram

Gerti Koxha është banori që u eliminua në natën e sotme (e shtunë) në Big Brother VIP Albania.

Ai ishte në nominim me Efi Dhedhes, Qetsor Ferunajn, Kiara Titon si dhe Lorenc Hasramën.

Gerti la përfundimisht shtëpinë dhe garën për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Foto: Screenshot/Facebook

I njëjti u përshëndet me gjithë konkurrentët e tjerë dhe se dukej paska i mërzitur për largimin nga shtëpia.

Lexo po ashtu Opinionistja Zhaklin Lekatari i drejtohet Kiarës: Të kam mbrojtur kur burri yt të ka dhunuar

Teksa u tha emri i Koxhës, Lorenc Hasrama u shpreh se ai do të largohet nga BBVA pasi kohëve të fundit ka një ngarkesë emocionale.

Foto: Screenshot/Facebook

“E shoh që brenda kam një ngarkesë emocionale që nuk po më lejon të vazhdoj një lojë të bukur brenda dhe të jem më aktiv. E kam parë disa ditë që kam qenë më i tërhequr”, u shpreh Hasrama.

Theksojmë që finalja e Big Brother VIP Albania është shtyrë deri më datën 6 maj. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Facebook