Gerta, Fiorentina dhe banorët e tjerë diskutojnë në kuzhinë.
Në një moment, Gerta i thotë Fiorentinës në prani edhe të Denisit, se e vetmja gjë që nuk do të bënte kurrë në Big Brother ishte seksi.
Ndërkaq, Denisi e Gerta kanë hedhur pas krahëve debatet e zhvilluara mes tyre javën e kaluar.
Pikërisht nga këto debate ata përfunduan automatikisht në nominim në spektaklin e të shtunës që kaloi.
E duket se java në nominim i ka afruar ata me njëri-tjetrin. Dy banorët në shtëpinë e çifteve diskutojnë e bëjnë batuta me njëri-tjetrin para se të flenë.
Në një moment, Denisi i kërkon një puthje Gertës. Kjo e fundit e refuzon, por jo aq sa t’i mbushë mendjen atij, që e puth dhe përqafon me forcë. /TCH/Telegrafi/