Site icon Telegrafi

Gerta e Denisi ‘zënë mend’ pas ndëshkimit të Big Brother

Të ndëshkuar nga shkelja e njërit prej rregullave të vendosura nga Big Brother në shtëpinë e çifteve, Gerta dhe Denisi duket se kanë “vënë mend”.

Çifti, që gjatë javës u përfshi në debate të forta mes njëri-tjetrit jo pak herë, kaloi automatikisht në nominim në spektaklin e të shtunës për shkeljen e rregullit që u ndalon zënkat jashtë dhomës së rrëfimit. Sot ata shfaqen ndryshe, më të afruar mes tyre dhe gjejnë kohë edhe të përkëdhellen e bëjnë batuta.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga Big Brother Albania

Ata ndodhen bashkë të ulur në të njëjtën karrigë në oborr, ku shijojnë ritmet e muzikës së vendosur nga Big Brother.

Gerta shfaqet më energjike dhe kërcen provokuese para Denisit, ndërkohë që në oborr ndodhen edhe çiftet e tjera, ku çifti i preferuar, Olsi e Fiorentina ushtrohen së bashku.

Exit mobile version