Site icon Telegrafi

Gërryerja e tepërt e lëkurës

Mr.Ph. Krenar Dobroshi
Qendra estetike-kozmetike “Estethica”
facebook.com/estethica.prishtine
044/049 344-284, 038/733-407

Dihet që epidermisi (shtresa e sipërme e lëkurës) kryesisht përbëhet nga qelizat e vdekura, dhe ato në vete e mbajnë hidrimin (ujin) dhe mineralet e fytyrës në sasinë e duhur.

Eksfolimi (gërryerja) i lëkurës rrit procesin e prodhimit të qelizave të reja për një lëkurë më të pastër, por nëse teprohet me zhveshjen e lëkurës, pra largimin e qelizave të vdekura, lëkura do të dehidrohet dhe do të bëhet shumë më e vrazhdë.

Zgjidhje: Shmanguni gërryesve agresiv. Dihet që lëkura i largon qelizat e vdekura të tepërta vetvetiu, mirëpo shpesh nuk është e mjaftueshme dhe me kohë e humb atë aftësi të largimit.

Mjafton që gërryerja me butësi të bëhet një herë në javë. /Telegrafi/

Exit mobile version